Ngrënia në orët e vona të darkës për disa mund të jetë rutinë dhe për disa të tjerë një mankth. Kjo, sepse ushqimet që konsumojmë në atë orar kanë tendencën të kthehen në “peshë” për trupin tonë dhe këtë askush nuk e dëshiron. Ngrënia në darkë mund të jetë e shëndetshme për aq kohë sa zëvëndësoni salçicet dhe ëmbëlsirat e dëmshme me 9 ushqimet e duhura:
- Djathi: Është një ushqim i cili mund të konsumohet në darkë dhe nuk do t’ju rëndojë aspak. Do të zhduk ndjenjën e urisë dhe ju do të ndiheni të ngopur deri në mëngjes.
- Kosi: është shumë i sugjerueshëm si vakt i fundit. Ai përmban proteina të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Por, arsyeja më bindëse pse duhet ta konsumojmë, lidhet me faktin se nëse konsumojmë kos në darkë ka probabilitet të djegim më shumë kalori gjatë ditës.
- Vezët: Një vezë e zierë përmban vetëm 75 kcal dhe është tepër e ushqyeshme për organizmin. Një vezë në darkë do t’ju bëjë të harroni urinë deri në mëngjes dhe nuk do të shtojë gramë të tepërt në trupin tuaj.
- Kokoshkat: Mjafton që kokoshkave të mos u hidhni kripë dhe ato janë një “vakt” shumë i shëndetshëm për tu konsumuar në darkë. Nëse doni t’i shtoni diçka të vecantë kripën mund ta zëvëndësoni me pluhur hudhre ose piper të zi.
- Perimet: Nëse e dini që do zgjoheni në darkë për të konsumuar diçka, do të ishte mirë që përpara se të flini të përzieni disa perime (kryesisht jeshile) dhe t’i marinoni shumë pak. Kur t’i konsumoni, ato do të kenë marrë më shumë shije dhe ju do të ndiheni përsëri shumë të lehtë por të ngopur.
- Pure molle me kanellë: Për të gjithë ata që duan ëmbëlsira të dëmshmë gjatë natës si çokollata, donuts, etj, ne sugjerojmë këtë ëmbelsirë tepër të shëndetshme dhe të shijshme.
- Biskotat (jo të gjitha llojet e biskotave): Ato të krijojnë ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë dhe ju lejojnë të bëni një gjumë të shëndetshëm.
- Banane: Një banane përpara se të flini përveçse do t’ju bëjë të mos zgjoheni më gjatë darkës për të konsumuar diçka tjetër, por do të ndikojë për mirë edhe në cilësinë e gjumit tuaj.
- Lëng qershie: Bëhet fjalë për lëng natyral qershie dhe jo për ato të konservuar. Ky lëng krijon një ndjesi ngopjeje të përkohshme dhe ju lejon të bëni një gjumë të thellë dhe të rehatshëm.