Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me rastet e shit-blerjes së votës, të raportuara së fundmi në media, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Kryediplomatja amerikane theksoi se autoritetet duhet të bëjnë punën, e të marrin masa ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet që tashmë dënohet me ligj.
Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë vote të votojnë! Kemi parë raportime për shitje dhe blerje votash, shpresojmë që autoritetet të bëjnë punën e tyre. Partitë të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime, kur personat blejnë vota në emër të tyre.
Deri tani janë të pakta rastet e denoncuara për shitblerjen e votave, e megjithatë zhdukja e këtij fenomeni duket e largët, me varfërinë dhe korrupsionin që gërshetohen mes tyre./Limit.al