Ballina Kryesore Real Madrid-Manchester City mbyllet me spektakël, Vinicius Junior dhe De Bruyne realizojnë...

Real Madrid-Manchester City mbyllet me spektakël, Vinicius Junior dhe De Bruyne realizojnë dy “vepra arti”

Në ‘Santiago Bernabeu’ nuk ka fitues. Finalja e parakohshme e Champions League mes Realit të Madridit dhe Manchester Cityt u mbyll në barazim 1-1.

Akti i parë gjysmë-final mes tyre prodhoi një sfidë spektakolare, me dy gola kryevepër njëri më i bukur se tjetri.

Anglezët e nisën më mirë përballjen, ku morën kontrollin e lojës dhe tentuan në disa raste portën e Courtois, por pa ja arritur dot të shënonin.

Real Madrid tregoi edhe njëherë vlerat në këtë kompeticion dhe arriti të godasë Cityn në momentin e tyre më të mirë.

Një kundërsulm ideal nga ana e lojtarëve madrilenë, me Camavinga që bën gjithçka mirë dhe jep një pas për Vinicius Junior. Braziliani realizon një super gol në minutën 36-të, duke mposhtur portierin Ederson.

Pjesa e dytë e lojës nis njëlloj si 45-minutëshi i parë. Manchester City vijon me kontrollin dhe zotërimin e lojës, ndërkohë që mundi i skuadrës së Guardiolas shpërblehet në minutën e 67-të.

Kevin De Bruyne lëshoi një të djathtë të hidhur, duke shënuar një kryevepër nga jashtë zone.

Të besuarit e Ancelottit tentuan të kalonin sërish në epërsi. Benzema dhe Tchouameni tentuan portën, por u ndalën nga Ederson.

Super dueli mbyllet 1-1 dhe kualifikimi për njërën nga skuadrat mbetet të vendoset në ‘Etihad Stadium’, javën e ardhshme./Limit.al