Ballina Kryesore Serbia nuk gjen qetësi, shoqërohen 4 nxënës! Bënë listën e atyre që...

Serbia nuk gjen qetësi, shoqërohen 4 nxënës! Bënë listën e atyre që do vrisnin! Qeveria e Vuçiç në ‘ALARM’

SERBI– Pas masakrave me shtatëmbëdhjetë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur që tronditën Serbinë ditët e fundit duket se ky vend nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale dhe organizimi i të tillave nga individë të ndryshëm ku nuk përhjashtohen dhe të miturit dhe adoleshentët.

Raportohet se një fëmijë në një shkollë në lagjen Mirijeva e Beogradit, dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore në Vozhdovc, si dhe një nxënës në shkollën fillore në Bajina Bashta kishin bërë listat me njerëzit që do vrisnin. Ndërsa një gjimnazist është arrestuar në Suboticë pas një bisede me psikologun e shkollës, të cilit i ka pohuar masakrën që kishte planifikuar.

Ndërkohë që pas masakrave Serbia është vënë në gjendje alarmi dhe ka shtuar masat e sigurisë në shkolla ku më shumë se 1200 efektivë janë shtuar për sigurinë e objekteve të fëmijëve pasi prindëerit ndjenin pasiguri për ti dërguar në shkollë.

Ndërkohë ditën e djeshme mijëra qytetarë serb marshuar në një protestë masive në rrugët e Beogradit ku kërkuan dorëheqjen e ministrit serb të Brendshëm dhe shefes së Inteligjencës. Prej ditësh Serbia është në gjendje anthi dhe paniku. Ndërkohë qeveria e Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që kanë armë ti dorëzojnë para datës 8 qershor ku nuk do të ketë asnjë masë ndëshkimore ndërsa pas kësaj date do të hyjnë në fuqi masa e reja të ashpërsuara./Limit.al