Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, në Shqipëri, janë ndërmë të rëndësishmet në historinë e pluralizmit shqiptar.

Pas tetë vitesh, më në fund shqiptarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes një morie kandidatësh për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Kjo është një kthesë e rëndësishme demokratike dhe shqiptarët nuk duhet të humbasin shansin për të votuar për kandidatët dhe partitë e tyre të preferuara. Ky është një shans për njerëzit që t’u dëgjohet zëri. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të shenjtë për të votuar.

Ky është gjithashtu një shans i mirë për t’i dhënë fund dominimit të jetës politike dhe publike në Shqipëri nga Partia Socialiste. PS ka pasur mjaft kohë për të zbatuar vizionin e saj dhe arritjet thjesht lënë për të dëshiruar.

Socialistët e kanë kthyer vendin praktikisht me një sistem një partiak. Ata sunduan pothuajse të gjitha bashkitë dhe tani po përdorin burimet shtetërore për fushatën zgjedhore.

Nuk mund të ketë ekonomi të suksesshme, drejtësi të vërtetë, të ardhme të garantuar nën një regjim autokratik. Nuk mund të presësh që t’i bashkohesh familjes së demokracive perëndimoresi një sistem një partiak.

Pluralizmi dhe rotacioni i pushtetit është thelbësor për një demokraci dhe socialistët e kanë qendruar tashmë mjaft gjatë në fuqi. Tepër pushtet politik dhe shtetëror është grumbulluar vetëm në duart e një njeriu. Tani, vendi ka nevojë për një sinjal të fortë ndryshimi.

Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është vota për grupimin më të madh të opozitës: Koalicionin Bashkë Fitojmë, me krye ish-Kryeministrin Dr. Sali Berisha dhe ish-Presidentin Ilir Meta. Edhe partitë e tjera opozitare kanë kandidatë të mirë, por ato nuk kanë mundësi që të fitojnë dhe druhem se vota për ta do të shkojë dëm dhe do të ndihmojë socialistët që të fitojnë sërish.

Më e rëndësishmja, kandidatët e koalicioni Bashkë Fitojmë kanë dalë nga zgjedhje primare të stilit amerikan, ndryshe nga të tjerët që janë caktuar nga kryetarët e partive. Ky është një shembull demokracie.

Në 14 maj votoni për kandidatët e popullit, jo për të emëruarit e kryetarëve. Votoni për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tuaj! Votoni për të ardhmen e Shqipërisë. Riktheni demokracinë dhe bëhuni si shembull për mbarë kombin shqiptar.

Më 14 maj votoni për ndryshim! Jepini demokracisë një shans!

* Harry Bajraktari është themeluesi dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një udhëheqës dhe filantropist shqiptaro-amerikan. Është nderuar me shumë dekorata, përfshi edhe UrdhërinNderi i Kombitnga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale për Merita Kosovës, dhe Çmimin e Thirrje Presidenciale për Shërbyer nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

________

On May 14th in Albania, vote for change

By Harry Bajraktari

The upcoming local elections of May 14th, in Albania, are among the most important in the recent memory.

After eight years, Albanians will finally have a chance to choose among a plurality of candidates for mayors and municipality councils.

This is an important return to democracy and Albanians should not miss the chance to vote for their favorite candidates and parties. This is a chance for the people to have their voices matter. I call on all Albanians to exercise their sacred right and vote.

This is also a good chance to end the domination of the political and public life in Albania by the Socialist Party. They have had plenty of time to implement their vision and the achievements are simply not there.

The Socialists have been running the country practically a oneparty system. They ruled nearly all the municipalities and now are using state resources for the electoral campaign.

There can be no successful economy, no true justice, no guaranteed future under an autocratic regime. You cannot expect to join the family of the Western democracies as a one-party system.

Pluralism and rotation of power is essential for a democracy and the Socialists have overstayed their welcome in power. Too much political and state power has been accumulated on the hands of one man alone. Now, the country needs a strong signal of change.

The best way to achieve this is to vote for the largest opposition group: Together We Win coalition, led by former Prime Minister Dr. Sali Berisha and former President Ilir Meta. Other opposition parties have good candidates as well however, I am afraid that a vote for those partiesis a wasted vote and only helps the Socialists win again.

More importantly, the candidates of the Together We Win coalition were all elected through American-style primaries unlike those of other parties who are appointees of party bosses. This is democracy in action.

On May 14th, vote for the candidate elected by the people, not those of the political bosses. Vote for the future of your children and grandchildren! Vote for the future of Albania. Bring back democracy and serve by example for the entire Albanian nation.

On May 14th, vote for change! Give democracy a chance!

Harry Bajraktari is founder and publisher of Illyria newspaper (1991-1998), an Albanian-American community leader, philanthropist, and recipient of many awards, including the Honor of the Nation Order by the President of Albania, Kosova’s Presidential Medal for Merits, and the White House Presidential Call to Service Award.