Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare “Mbretëresha e Rrokut” në Brazil, Rita Lee.
Një ish-anëtare e Os Mutantes, një prej grupeve të rrokut më me shumë influencë në Brazil, ajo pati një karrierë muzikore që zgjati më shumë se 50 vite.
Albumi i saj (Forbidden Fruit) konsiderohet si një ndër klasikët e muzikës braziliane.
Sipas njoftimit të bërë në media, Rita Lee u diagnostikua me kancer në vitin 2021 dhe ndërroi jetë pranë familjarëve të saj në Sao Paulo.
Homazhet për kantautoren e famshme do të mbahen në qytetin e saj të lindjes, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh fansash të muzikës së saj./A2CNN