Duket se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë edhe aq entuziastë për monarkun e ri, Mbretin Charles III, megjithatë shumë prej tyre janë “cmendur” në rrjetet sociale pas truprojës së tij, gjë që tregon më shumë rreth faktit se cfarë i intereson publikut këto ditë.
Në fakt i pari që rrëmbeu vëmendjen e njerëzve ishte Princi Louis, djali i William, që u bë viral në të gjithë botën me mimikat dhe gjestet e tij, ndërkohë që pas Princit të vogël në shkallën e vëmendjes vjen majori Johnny Thompson, truproja dhe ndihmësi 39-vjeçar i Pallatit Mbretëror aka “ëndrra e çdo vajze”.
Majori Thompson u ngrit në detyrë gjatë regjimit të Mbretëreshës Elizabetë si truproja apo shoqëruesi më i lartë i saj, ndërsa tani i përket Batalionit të 5-të të Regjimentit Mbretëror të Skocisë. Kjo nuk është aspak hera e parë që ai bien në sy të njerëve, pasi po ashtu ka marrë vëmendje (thjeshtë duke ekzistuar) në funeralin e Mbretëreshës, por edhe në vizitën e Volodymyr Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar.
Roli i tij, përtej sigurisë dhe mbrojtjes së anëtarëve të familjes mbretërore, është të ndihmojë Mbretin në detyrat e tij të përditshme dhe t’i qëndrojë pranë në ngjarje publike, duke u siguruar që edhe transporti i tij është i sigurtë. Ai mësohet se ka shërbyer për disa vite në ushtrinë britanike dhe është diplomuar në Universitetin Aberystwyth në vitin 2004, me një diplomë për ekonomi, politikë dhe studime ndërkombëtare. Pra është edhe djalë me intelekt ndër të tjera.
Megjithatë, edhe pse u shëndrruar në personazhin e ditës në Twitter-i, duket se jeta e tij personale është shumë e mirë dhe mmentalisht nuk i interesojnë njohjet e reja. Kështu, Johnny Thompson është martuar në vitin 2010 dhe ka edhe një djalë. Përveç dashurisë për Ushtrinë Mbretërore, ai ka një dashuri të madhe po ashtu edhe për dy labradorët e tij të zinj dhe Skocinë.
Gjithsesi, tani kemi një arsye më shumë për të ndjekur ngjarjet e familjes mbretërore /News31