-Përbërësit: 300 gr miell, 150 gr sheqer, 3 kokrra vezë, 250 ml lëng portokalli, 50 ml vaj ulliri, 1 lugë e vogël sodë, lëkurë portokalli i grirë në rende
–Përgatitja: Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe vajin duke i përzier mirë.
Përbërësit e thatë, miellin dhe sodën i bashkojmë së bashku dhe më pas i kalojmë në sitë. I hedhim ngadalë në masën e lëngshme duke i trazuar. Masa duhet të arrijë një përbërje homogjene. Në fund hedhim edhe lëkurën e portokallit të grirë në rende. Duhet të bëjmë kujdes mos të kapim pjesën e bardhë të lëkurës pasi është shumë e hidhur.
Masën e hedhim në një tavë të lyer me gjalp dhe pak miell. Kekun e pjekim në temperaturë 180⁰C për 40 min.
Keku me lëngun e portokallit është gati.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al