Ballina Aktualitet Futen në Osum për tu larë, çiftin holandez e merr rrjedha, gruaja...

Futen në Osum për tu larë, çiftin holandez e merr rrjedha, gruaja del nga lumi, burri jo

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në kanionet e Osumit, në Skrapar.

Një çift turistësh holandezë që po vizitonin këtë zonë, janë marrë nga rrjedha e lumit Osum.

Fatmirësisht gruaja 64-vjeçare ka mundur të dalë në kohë nga lumi, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur me bashkëshortin e saj 68-vjeçar.

64-vjeçarja nga Holanda është paraqitur në spitalin e Çorovodës për ndihmë mjekësore dhe ka deklaruar dhe ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin, ishin futur për të notuar në Osum.

Menjëherë pas deklaratës së gruas, shërbimet e Policisë së Komisariatit të Skraparit, Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, shërbimet zjarrfikëse, si dhe polumbarët e repartit special ‘RENEA’ u nisën drejt vendngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e 68-vjeçarit.

 

Njoftimi i Policisë:

Skrapar/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Limit.al