Ballina Kryesore Disa fakte interesante rreth trurit të njeriut

Disa fakte interesante rreth trurit të njeriut

Truri është organi më kompleks në trupin e njeriut. Punon si një makinë e sofistikuar me teknologji të pakuptueshme.

Nga aftësia për të menduar, mësuar, krijuar dhe ndjerë emocione deri te kontrollimi i çdo frymëmarrjeje dhe rrahjeje zemre, kjo qendër fantastike kontrolli është truri juaj.

Është një strukturë kaq e mahnitshme saqë një shkencëtar i famshëm dikur e quajti atë “gjëja më komplekse që kemi zbuluar ende në universin tonë”.

Sa neurone ka truri?- Truri ka 100.000 milionë neurone. Tingëllon shumë, por të mos harrojmë se truri ynë është përgjegjës për çdo proces mendor.

E njeh dhimbjen, por nuk e ndjen?– Edhe pse është organi përgjegjës për identifikimin e dhimbjes, ai nuk e ndjen atë. Në fakt, anestezia e përdorur në operacionet e trurit është vetëm për dhimbjet e shkaktuara në lëkurën e kokës.

Sa sasi uji ka? – Trupi i njeriut është 60% ujë, dhe truri përbëhet pothuajse nga 75-80% e tij. Mungesa e ujit e bën trurin tonë të pengojë aftësitë e tij.

Sa peshon?- Një tru i rritur funksional peshon midis 1.300 dhe 1500 gram. Truri i një foshnje peshon 350 gram dhe arrin 900 gram kur mbush 2 vjeç. Megjithatë, madhësia nuk ka rëndësi sepse truri i Albert Ajnshtajnit ishte vetëm 1200 gram.

Dyfishi i kujtimeve- Mund të themi se truri ruan dy kopje të së njëjtës memorie, një në korteksin para ballor (kujtesa afatgjatë) dhe tjetra në subiculum (që i fshin kujtimet me kalimin e kohës).

Kontrollon kujtimet?- Sipas Universitetit Northwestern në Illinois, truri është në gjendje të na mashtrojë me disa kujtime. Hipotalamusi redakton vazhdimisht kujtimet. Hipotalamusi i modifikon dhe i përshtat ato për çdo person.

Hormoni i dashurisë?- Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar konfirmon se oksitocina ka të njëjtin efekt tek njerëzit si alkooli. Oksitocina është hormoni që kontrollon gjëra të tilla si miqësia, lumturia, ndjeshmëria dhe madje edhe dashuria.

Dallimi mes gjinive?- Sipas Universitetit Erasmus të Roterdamit në Holandë, truri i meshkujve është 14% më i madh se i femrave. Megjithatë, truri i grave është i organizuar më mirë dhe përpunon informacionin në mënyrë më efikase.

Çfarë bën hemisfera e majtë?- Truri është i ndarë në dy gjysma, dhe secila mbikëqyr funksione të ndryshme. Hemisfera e majtë është e lidhur me gjuhën, arsyetimin logjik, leximin, veprimet matematikore dhe aftësitë e analizës.

Çfarë bën hemisfera e djathtë?- Hemisfera e djathtë është përgjegjëse për proceset imagjinative dhe krijuese të trurit. Por mos u shqetësoni, të dyja palët janë në lidhje të vazhdueshme.

Kur e arrin truri madhësinë e tij maksimale?- Sipas neuroshkencëtares, Leah Somerville, nga Universiteti i Harvardit, truri arrin madhësinë e tij më të madhe në moshën 10-vjeçare, por mund të vazhdojë të ndryshojë deri në moshën 30-vjeçare. /RTSH