Nëse po mendoni të shkoni në një plazh si në parajsë, më poshtë disa sugjerime ku mund të gjeni plazhet më të bukura për vitin 2023:

Plazhi Baia do Sancho

Plazhi Sancho, pranë Pernambuco-s ​​në Brazil, është zgjedhja kryesore e TripAdvisor për vitin 2023. Një plazh i largët dhe magjik, bukuria e tij është e pamohueshme. Ju duhet vetëm ta vizitoni, që ta besoni.

Plazhi Eagle 

Eagle Beach ose plazhi i shqiponjave ndodhet në Aruba i cili ilustron bukurinë e Karaibeve.  Është një plazh i qetë dhe i pacënuar, uji është shumë i pastër, pa gurë apo alga deti. Në këtë plazh ka edhe një zonë nudiste të quajtur Beach Baby.

Plazhi Cable 

Kjo pjesë e mrekullueshme e Parajsës është vlerësuar si plazhi më i mirë i Australisë. Pushuesit mund të shijojnë perëndimin e diellit dhe devetë, duke e renditur tek më të bukurit.

Plazhi Reynisfjara

Ndodhur në Islandë, ky plazh me rërë të zezë të bën të harrosh kohën.

Plazhi Grace Bay

Kjo bukuri me rërë të bardhë ndodhet në arkipelagun e Ishujve Turks dhe Kaikos, një territor britanik përtej detit në Karaibe. Ka ujë jashtëzakonisht të pastër.

Plazhi Falésia

Ky plazh i cili ndodhet në Algarve Portugeze, ka një sfond spektakolar të formimit shkëmbor dhe brigje të bollshme rëre.

Plazhi Radhanagar

Një moment muzgu në plazhin Radhanagar, i vendosur në ishullin Havelock, pjesë e arkipelagut të Ishujve Andaman dhe Nicobar në Gjirin e Bengalit. Ka ujë të mrekullueshëm dhe të pastër, pyje mangrove në sfond dhe rërë të bardhë.

Spiaggia dei Conigli (Lampedusa)

Është konsideruar si një nga mrekullitë e botës dhe një nga plazhet më të bukura. Ndërsa Lampedusa, një ishull sicilian, mund të njihet më së shumti si një ndalesë kyçe në rrugën e migrimit, ai ka gjithashtu këtë plazh të pacenuar që ua merr mendjen vizitorëve.

Plazhi Varadero

Varadero shtrihet në Kubë dhe ka rërë të bardhë, mot të shkëlqyer tropikal, ujë të mahnitshëm.

Plazhi Ka’anapali

Mendoni për një vend për t’u shkëputur? Ky plazh i gjatë me rërë në Lahaina, Hawaii thjesht mund të ketë gjithçka që mund të dëshironi ndonjëherë.

Plazhi Manly, Sidnej Australi

Seven Mile Beach, Grand Cayman

Plazhi La Concha, San Sebastian – Donostia, Spanjë

Plazhi Kelingking, Nusa Penida, Bali

Plazhi Playa de Muro, Playa de Muro, Spanjë

Playa Manuel Antonio, Manuel Antonio, Kosta Rika

Plazhi Ipanema, Rio de Zhaneiro, Brazil

Plazhi Nungwi, Nungwi, Tanzani, janë disa nga plazhet e tjerë, renditur ndër më të bukurit për vitin 2023, sipas “MSN” /”MSN” – Limit.al