Panairi i Librit në Lajpcig, Shqipëri-Kosovë bëhen bashkë në evente për letërsinë shqipe

Pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë u rikthye për lexuesin një nga ngjarjet më të mëdha të librit.

Në Lajpcig, për tri ditë ishte edhe Shqipëria, ngjitur me një stendë të Kosovës si për të unifikuar letërsinë që sot bëhet në shqip.

Shqipëria dhe Kosova u paraqën në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja.

“Openbook” ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt, me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.

E ardhmja përmes librit erdhi në refleksionet e autorëve të rinj shqiptarë, përballë një audience të gjerë.

Panaire të këtij lloji në Europë mbërrijnë si formë komunikimi mes kulturave të ndryshme, dhe si mundësi prezantimi për t’u përcjellë letërsia shqipe në disa gjuhë të botës./Limit.al