Olta Gixhari ka disa vite që bashkëjeton me partnerin e saj, Dorin, por me sa duket hyrja e saj në BB, ka bërë që ai të mos ketë shumë ndrojtje.
Kjo pasi mbrëmë aktorja u tregoi të gjithëve se kush është Dori i saj, personazhi i cili ndonëse nuk ka qenë pjesë e Big Brother Vip, është folur aq shumë për të njëjtë sa për banorët e shtëpisë.
Gjatë festës së organizuar mbrëmjen e djeshme në “Arka Rooftop”, aktorja u fotografua krah bashkëshortit të saj dhe këto pamje janë përhapur kudo në rrjet.
E veshur me një fustan të kuq Olta tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe pasi në çdo dalje televizive ajo di si të godasë./Limit.al