Luizit i realizohet ëndrra, mban koncert për fansat 24 orë pas daljes nga shtëpia

Nuk ka kohë për të humbur. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli duket se ka nisur të shfrytëzojë popullaritetin e tij për tu rritur akoma edhe më shumë në fushën e muzikës.

Pak ditë pas shpalljes së tij fitues të “Big Brother VIP”,Luiz Ejlli është parë ia angazhuar në dalje të ndryshme dhe së fundmi është parë teksa realizon një nga qëllimet që kishte kohë që donte të realizonte.Luizi fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” e tashmë që është jashtë shtëpisë së famshme ai po shijon frytet e tij.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur Noizy. Ai ka kënduar para qindra fansash, duke ngjitur në skenë dhe Kiarën, duke i dedikuar këngën e shkruar posaçërisht për të./Limit.al