Ballina Kryesore Disa fakte interesante për trupin e njeriut

Disa fakte interesante për trupin e njeriut

Përparimet në mjekësi kanë lejuar të jetojmë jetë më të gjatë dhe më të mirë. Por trupi i njeriut është shumë kompleks dhe komuniteti shkencor po mëson vazhdimisht gjëra të reja rreth tij. Disa nga këto fakte janë absolutisht të jashtëzakonshme:

Mikroorganizmat – Ne kemi triliona mikroorganizma në trupin tonë, por një studim zbuloi se më shumë se 99% janë të panjohur për shkencën.

Ne nxjerrim jashtë peshën e tepërt – Kur humbim peshë, qelizat yndyrore kthehen në dioksid karboni dhe më pas dëbohen përmes mushkërive tona.

Një fetus do të shërojë zemrën e mamasë – Nëse një grua shtatzënë ka dëmtuar indet e zemrës, fetusi do të dhurojë qeliza staminale për ta shëruar atë.

Flokëkuqtë – Njerëzit me flokë të kuq e përjetojnë dhimbjen ndryshe nga njerëzit e tjerë. Ata në fakt kanë nevojë për rreth 20% më shumë anestezi për të mos ndjerë dhimbje.

Zemra dhe muzika – Ritmi dhe volumi i muzikës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rrahjet e zemrës . Kjo do të thotë që muzika e shpejtë e luajtur me volum të lartë do të rrisë rrahjet e zemrës suaj, dhe e kundërta.

Transplantimi kontralateral i mushkërive – Kur kërkohet një transplantim i mushkërive, por organi i disponueshëm është nga ana e kundërt, kirurgët e kthejnë atë dhe e bashkojnë me mushkërinë tjetër.

Shkalla e rritjes së thonjve të duarve dhe këmbëve – Nëse humbni një thua nga gishtat e dorës, do të duhen gjashtë muaj për t’u ri-rritur, por në rastin e thoit të këmbës rritja mund të zgjasë deri në një vit e gjysmë.

Këmbët e djersitura – Këmbët kanë afërsisht 250,000 gjëndra djerse. Këtu ndodhen shumica e gjëndrave tuaja të djersës.

Mëlçia juaj ka një superfuqi – Mëlçia ka aftësinë të rigjenerohet . Kjo do të thotë se ajo do të rritet nëse largohen pjesë të saj. /RTSH