Përbërësit: 10 pite misri të forta, 500 gr salçiçe e freskët, 3 lugë gjelle salcë domatesh, spec i kuq djegës, spec i kuq i ëmbël, piper i zi i sapobluar

Për salcën e avokados: 1 avokado e pjekur, 1 domate, 1 qepë e njomë, 1/2 limon jeshil (lëngu), 1/2 tufe koriandër e freskët, 2 lugë gjelle vaj ulliri

Për salcën me kos: 3 lugë gjelle salcë kosi, 1 lugë gjelle kos, 1/2 limon jeshil (lëkura)

Përgatitja: Përgatisim përbërjen me salçiçe duke eleminuar lekurën e hollë që i rrethon dhe duke i ndarë në copa të vogla. I vendosim në tigan në zjarr të lartë pa vaj dhe fillojmë t’i shtypim me dhëmbët e një piruni derisa të ndryshojnë ngjyrë, të lëshojnë yndyrën e tyre dhe të skuqen. Shtojmë salcën e domateve, specin e kuq djegës, specin e kuq të ëmbël, piperin e zi dhe i heqim nga zjarri duke i vendosur në një tas.

Përgatisim salcën me avokado: Shtypim avokadon e butë me dhëmbët e një piruni, shtojmë domaten e prerë në copa të vogla, qepën e njomë të prerë hollë, lëngun e limonit jeshil, koriander të grirë hollë dhe pak vaj ulliri duke i përzier shumë mirë.

Përgatisim salcën me kos: Përziejmë në një enë salcën e kosit me kosin dhe lekurën e limonit jeshil.

Marrim pitet e misrit të gatshme dhe i mbushim në fillim e një lugë gjellë salçiçe, një lugë çaji salce me avokado dhe pak salcë me kos. /Limit.al