Pse Amerika ka ende nevojë për Europën

 

Nga Michael J. Mazarr

Lufta në Ukrainë, ka nxitur një zhvillim të çuditshëm të  menduarit mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së. Në një kohë kur bashkëpunimi SHBA-Evropë është rritur, një grup studiuesishdhe analistësh amerikanë me ndikim, kanë nisur ti bëjnë presion Uashingtonit që të përgatitettë zvogëlojë drastikisht angazhimin e saj ndaj Evropës.

Ideja nuk është e re:realistët e orientuar drejt strategjisë së frenimit si Emma AshfordJohnMearsheimerBarry Posen dhe Stephen Walt kanë kërkuar prej kohësh që Shtetet e Bashkuara ta rimendojnë qëndrimin e tyre të sigurisë në Evropë. Por tani atyre u janëbashkuar disa ekspertë të tjerë me ndikim, që mbrojnë një qasje më radikale ndaj Kinës, të udhëhequr nga ish-zyrtari i Pentagonit, Elbridge Colbyqë argumenton se Shtetet e Bashkuara duhet të reduktojnë angazhimet e tyre evropiane.

Ky grup beson se gara kryesore e SHBA-së është në rajonin e Indo-Paqësorit kundër Kinës. Dhe për këtë arsye, Uashingtoni duhet t’i përqendrojë në këtë përballje të gjitha burimet e tijDëshirat e tyre specifike janë shpesh të paqarta.

Ata mbrojnë një reduktim të forcave amerikane në Evropë, kombinuar me kërkesën që Evropa të forcojë vete sigurinë e saj. Në pamje të parë, kjo ide është e guximshme dhe që të bën të mendosh. Në teori, fuqizimi i aleatëve për të mbrojtur vetë veten, do të çlironte tëgjitha burimet e SHBA që mund të përdoren në Azi.

Por një analizë më e afërt e dinamikëstregon se sa vetëshkatërruese do të ishte një ndryshim i tillë në praktikë. Në vend të forcimit të rolit të Uashingtonit në Azi, rezultati mund të jetë dobësimi i madh i Shteteve të Bashkuara në konkurrencën e saj në rritje me Kinën.

Së pari, shkëmbimi Evropës pëIndo-Paqësorin nuk është aq i madh sa sugjerojnë disa skeptikë. Sepse nevojat ushtarake të dy rajoneve janë krejtësisht të ndryshme. Për shkak të distancave të mëdha dhe orientimit të tij detar, Indo-Paqësori kërkon kryesisht anije dhe avionëdhe jo forca tokësore të llojit që i duhen Evropës.

Të dy rajonet kërkojnë aftësi të përbashkëta, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore dhe municionet e avancuara. Por tani Departamenti i Mbrojtjes po blen më shumë armëdhe aleatët mund të ndihmojnë në këto fusha.

Së dyti, akuza e kahershme se Shtetet e Bashkuara shpërdorojnë pa pasur nevojë burimet në Evropë, është gjithashtu e gabuar. Për shembull në vitin 2018, një vlerësim i kostos totale të kontributeve të SHBA në buxhetet e NATO-s, forcave amerikane në Evropë, programeve tëNismëEvropiane të Parandalimit dhe i ndihmës për sigurinë, arriti në rreth 36 miliardë dollarë, ose më pak se 6 për qind e buxhetit vjetor të mbrojtjes së SHBA-së.

Me vendimin e administratës Biden për të vendosur rreth 20.000 trupa shtesë në Evropë pas shkurtit të vitit 2022, ky normë është rritur, por vetëm përkohësisht. Buxheti i mbrojtjes përvitin 2024 do të jetë 842 miliardë dollarë, nga e cila pjesa e angazhimit në Evropë ështësërish shumë e vogël.

Mbrojtësit e shkëputjes së vëmendjes së SHBA-së nga Evropa, shpërfillin shpesh një fakt të hidhurMënyra e vetme për të kursyer ndjeshëm kostot e angazhimit në Evropë, do të ishte ndërmarrja nga Shtetet e Bashkuara hapit më ekstrem dhe më të rrezikshëm:largimin nga NATO.

Asnjë masë tjetër nuk do të çonte në reduktime të mëdha të kostove. Sepse në rast se SHBA-ja do të reduktonte vetëm praninë e saj ushtarake në Evropë, por do të qëndronte në NATO, do ti duhej të mbante ende forca dhe aftësi të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet e saj ndaj aleancës.

Por interesat e SHBA-së përjashtojnë çdo lloj shkëputje të plotë nga Evropa. Mendoni pak se çfarë do të ndodhte nëse Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga NATO për tu fokusuar kryesisht tek Indo-Paqësori, dhe më pas Rusia do të vendoste të sulmonte një nga vendet baltike ose Poloninë.

Është e paimagjinueshme që një president i SHBA-ve të qëndronte duarkryq, ndërsa Evropa do të luftonte për ekzistencën e saj kundër një autokrati brutal. Një mosveprim i tillë do të ishte veçanërisht i papranueshëm, nëse Rusia do të merrte ndihmë të madhe nga Kina, vetë fuqia që Uashingtoni kishte synuar të sfidonte.

Nëse një luftë evropiane, do të tërheqë me vete edhe Shtetet e Bashkuara, atëherë mënyra më e mirë për të shmangur kostot dhe rreziqet e mëdha, nuk është të mos i kushtohet asnjëqindarkë angazhimeve në kohë paqeje. Opsioni me kosto më efektive, është forcimi i aleancave ekzistuese, dhe shmangia e një lufte.

Për më tepër, partneriteti në rritje midis Rusisë dhe Kinës, nënkupton se tani Evropa dhe Indo-Paqësori janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Sado që Shtetet e Bashkuara të dëshirojnë ti japin përparësi një rajoni mbi tjetrin, largimi nga Evropa do ta fuqizonte Rusinë, partnerin dhe aleatin kryesor të Kinës.

Propozimi për të zhvendosur trupat nga Evropa, me qëllim përforcimin e pozitave tona ushtarake në Indo-Paqësor, i keqkupton kërkesat për parandalim. Sepse Kina ka më shumë gjasa ta sulmojë Tajvanin nëse bëhet më e dëshpëruar, duke besuar se do të humbasë çdo shpresë për bashkim në rast se nuk vepron pikërisht tani.

Në një moment të tillë, Pekini nuk ka gjasa të pengohet nga aftësitë modeste shtesë të zhvendosura nga Evropa. Madje, një rishpërndarje e tillë mund të nxisë lehtësisht përshkallëzimin e veprimeve nga Kina, duke sinjalizuar fillimin e një faze më të vendosur të përpjekjeve të SHBA-së për të frenuar Kinën.

Pra demonstrimi dramatik i shkëputjes së SHBA-së nga Evropa për të përforcuar praninë e saj ushtarake në Indo-Paqësorin, mund të nxisë luftën në vend se ta pengojë atë. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nxjerrin përfitime të ndryshme nga anëtarësimi në NATO, të cilat ndihmojnë direkt në efektivitetin e saj ushtarak global, duke përfshirë Indo-Paqësorin.

Bashkëpunimi i Uashingtonit me aleatët evropianë në fusha që përfshijnë operacionet e koordinuara të mbrojtjes nga raketat balistike, i rrit aftësitë që SHBA-ja mund t’i përdorë për të trajtuar kërcënimet përtej Evropës. Përgjigja e fuqishme e NATO-s ndaj llojeve të tjera të kërcënimeve, përfshirë fushatat e dezinformimit, ka gjeneruar njohuri mbi të cilat bazohen sot përgjigjet e SHBA-së dhe partnerëve gjetkë përmes shkëmbimit të inteligjencës, planifikimit dhe stërvitjeve të përbashkëta por edhe analizave të kombinuara.

Së fundi, NATO ka filluar punën për të luftuar luftën kibernetike, duke shpallur një politikë gjithëpërfshirëse të mbrojtjes kibernetike, formuar ekipe të reagimit të shpejtë kibernetikdhe duke ndërtuar një Qendër të Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike në Estoni, për të shkëmbyer të dhënat inteligjentehartuar plane dhe norma të përbashkëta për mbrojtjen kibernetike dhe për tu angazhuar trajnime dhe ushtrime të përbashkëta.

Në përgjithësi dominon besimi  se qeveritë evropiane do të jenë të etura të shmangin një konflikt SHBA-Kinë. Kjo dëshirë u bë e qartë së fundmi nga e presidenti francez EmmanuelMacron. Por një goditje masive ndaj forcave amerikane ose ndaj vetë Shteteve të Bashkuara,mund të bëjë që udhëheqësit evropianë të kenë pak zgjidhje, përveçse të ndihmojnë në një farë mënyre.

Dhe gjatë viteve të fundit, aleatët evropianë të Amerikës i janë afruar më shumë mbështetjes së hapur ndaj angazhimeve amerikane në Indo-Paqësor. Disa anëtarë të NATO-s, si Kanadaja, Franca, Gjermaninë, Holanda dhe Britania kanë dërguar anije në Indo-Paqësor.

Franca ka pasur prej kohësh një prani në Indo-Paqësor, dhe mban ende mbi 7000 trupa. Po ashtu edhe Britania e Madhe. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar rolin e saj ndërkombëtar si sponsore e një rendi të përbashkët me përfitim reciprok. Reagimet e koordinuara ndaj agresionit rus në Ukrainë, kanë riafirmuar vlerën e udhëheqjes amerikane. Avantazhi kryesor konkurrues i saj në përballjen me Kinën, është rrjeti dominues global i miqve dhe aleatëve. Tani është koha për t’i forcuar këto lidhje të lakmuara, në Evropë dhe gjetkë./Foreign Affairs – Limit.al