KOSOVË– Nje sherr masiv në të cilin u përfshinë pesëmbëdhjetë persona është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ”Ekrem Rexha” dhe ka përfunduar me disa të plagisur.
Përmes një njoftimi për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shyqyri Bytyçi dha detaje në lidhje me sherrin masiv. Ai tha se ngjarja ndohur rreth orës 01:16 minuta. Në përleshjen masive janë përdorur armë të ftohta, doreza boksi madje dhe armë zjarri. Të gjitha janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Për pasojë disa prej tyre kanë marrë plagë trupore dhe janë dërguar në spital ku ndodhën nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën ‘Ekrem Rexha’ ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një arme zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar./Limit.al