Ballina Kryesore Njihuni me disa thënie frymëzuese nga “Mbretëresha e Ajrit”

Njihuni me disa thënie frymëzuese nga “Mbretëresha e Ajrit”

Në vitet ’30, Amelia Earhart ishte pilotja më e famshme femër në botë; gruaja e parë që kaloi vetëm Atlantikun; personi i parë që kaloi oqeanin dy herë në ajër si dhe mbajtëse e shumë rekordeve të tjera të aviacionit. Ajo njihej edhe si “Mbretëresha e Ajrit”.

Herën e fundit që ajo u lajmërua nga qielli ishte ora 8:43 mëngjesin e vitit 1937 dhe pasi që trupi i saj nuk u gjet, ajo u shpall e vdekur përfundimisht me 5 janar të vitit 1939.

Moto e saj ishte: Bëni gjithçka me fuqinë tuaj për të arritur ëndrrën tuaj, duke u nisur nga gjërat e vogla, deri tek guximi për të fluturuar vetëm nëpër oqeane.

Më poshtë Limit.al ju sjell thëniet e saj më të famshme:

Guximi është çmimi që jeta kërkon për të garantuar paqen. Ai që s’e di këtë, nuk e njeh kënaqësinë e gjërave të vogla, njeh vetëm vetminë e zymtë të frikës.

Gjëja më e vështirë është vendimi për të filluar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje.

Të veprosh është mënyra më e mirë për të zbuluar çfarë funksionon e çfarë jo./ Limit.al