Masakra me 9 të vrarë në shkollën fillore/ Jep dorëheqjen ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiç

SERBI– Ministri serb i Edukimit Branko Ruzhiç ka dhënë dorëheqjen këtë të dielë pas masakrës me nëntë të vrarë në shkollën fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit ku një 14-vjeçar hapi zjarr mbi shokët e klasës duke vrarë tetë prej tyre si dhe rojën e shkollës. Nga sulmi u plagosën disa fëmijë, që tashmë e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Lajmin për dorëheqjen e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Twitter ku shkruan se i ka dorëzuar dorëheqjen kryeminisres Ana Bërnabiç. Ai ka theksuar në letrën e dorëheqjen se kjo është e pakthyeshme si dhe u ka shprehur dhe njëherë ngushëllimet familjeve të viktmave.

POSTIMI:

Pas heshtjes, në tri ditët e zisë, si njeri i përgjegjshëm dhe me performancë prej profesionisti, përgjatë detyrave të mia të kaluara, si prind, dhe si shtetas i Serbisë, unë vetëm e kam marrë një vendim racional në këto kushte. Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, ky akt është karakteristikë e forcës, ndërsa në rajonin tonë, shpesh është karakteristikë e ligësisë. Le ta gjykojë publiku.

Branko Ruzhiç është pjesëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, partnere e vogël në koalicionin qeverisës me Partinë Progresive të Serbisë, e cila udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç./Limit.al