Nga Lutfi Dervishi

Sot është Dita për të nderuar të rënët…
Dita për të shprehur keqardhje që endrra e tyre për një “Shqipëri të lulezuar jo vetëm nuk u realizua, por u kthye në makth!
Dita për të treguar se Shqipëria u pushtua nga çlirimtarët e saj dhe ish pushtuesit thërriten herë pas here si çlirimtarë.
Dita që u duhet thënë në sy disa spekullantëve se nuk kanë asnjë të drejtë dhe nuk duhet t’i thonë vetes veteranë!
Në rastin me të mirë ata mund të jenë djem veteranësh, apo nipa veteranësh, por kurrsesi veteranë, të luftosh me marrëzinë s’të bën të tillë!
Të rënët dhe ato luftëtarë të Luftës se II Boterore që sot janë gjallë nderohen duke qenë të vërtetë dhe duke mos abuzuar me emrin e nderuar veteran!
Nuk mund të ketë më shumë veteranë se luftëtarë!/Limit.al