KOSOVË– Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune afër satcionit të Policisë në veri të Kosovës. Raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Përmes një komunikimi për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun e vendit Veton Elshani tha se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë.
Veton Elshani: Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Kjo ngjarjen vjen disa ditë pasi eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës./Limit.al