Ballina Kryesore Martohen Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, familja e këngëtarit mungoi në ceremoni....

Martohen Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, familja e këngëtarit mungoi në ceremoni. Elvana Gjata e ftuar speciale

Një natë e gjatë spektakli ashtu siç edhe pritej, ka qenë Big Brother mbrëmjen e sotme. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u martuan në një ceremoni të përgatitur mbi bashkinë e Tiranës. Ata kërcyen më pas me zërin e Elvana Gjatës, e cila kishte ardhur ekskluzivisht për dasmën e çiftit. Ajo që vihej re ishte se familjarët e Kiarës ishin të gjithë të pranishëm, por ata të Luizit mungonin dhe nuk ishte askush përveç shokut të tij. Sipas thashethemeve në mediat rozë familjarët e tij nuk kanë qenë dakord që dasma të bëhej kaq herët dhe nuk kanë dashur që Luizi të marrë këtë vendim pa iu kthyer realitetit.

Por kjo nuk i ka interesuar Kiarës e cila madje ka nxituar për të gjetur fustanin dhe ka ndihmuar në organizimin e ceremonisë.

Dea Mishel Hoxha ishte konkurentja e parë që u eleminua nga gara për fituesin e Big Brother.

Mes katër finalistëve Dea nuk mundi që të sfidojë tre të tjerët. Më herët ajo mori një surprizë nga e ëma, e cila i kishte dërguar çdo ditë mesazhe në whatsapp, edhe pse e dinte që e bija nuk i merrte.

Finalistja e dytë që doli nga gara ishte Efi Dhedhes. Efi u surprizua nga i ati, në një instalacion që i ngjante një kafeneje që familja kishte dikur. Gjithashtu Efi u zgjodh edhe imazh i Lori Caffe për sezonin e kësaj vere.

Dalja e dy vajzave lë Kristin dhe Luizin përballë njëri-tjetrit për të fituar çmimin e madh. /Limit.al