Krismat në Pukë “përplasin” politikën, Policia: Kemi identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një person qëlloi me armë zjarri, në dalje të qytetit të Pukës, në aksin rrugor Pukë-Fushë-Arrëz. Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe ta shpallë në kërkim atë.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Klaudio Prendi, me banim në Tiranë, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke qenë në lëvizje me automjetin tip ‘Maserati’ që ai drejtonte.

Ndërkohë kjo ngjarje ka ndezur ‘gjakrat’ mes dy kandidatëve për kryetar bashkie të Pukës, Gjon Gjonit nga Partia Socialiste dhe atij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Rrok Dodaj.

I pari që ka reaguar ka qenë kryebashkiaku aktual, i cili bën përgjegjës për këtë ngjarje kandidadin e opozitës, Rrok Dodaj.

Gjon Gjoni: Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u  shkrehen në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati  pa parti i opozitës tentuan të prishin traditen e Pukës. Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armen, në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata leviznin është qëlluar në ajër. 

Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia përmes të cilës ai kërkon të vi në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku dhe as njerzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardh ngjarjen menjëherë duke shfrytëzuar provat e gjetura pas kësaj ngjarje. Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë që këto ditë të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim friksimi.

A mund të ndodh kjo?! Kurr Jo! Edhe ata pukjanë që kanë qenë në atë makinë do e ndjejnë shpejt barren e përgjegjësisë për prishjne e kësaj tradite të bashkjetesës dhe harmonisë që karakterizon Puken. Për të gjithë shqiptarët dua të bëj një sqarim: Nuk është kjo Puka, nuk është ngjarje që ndodh nga pukjanët. Siç e kemi dëshmuar, jemi popull i qetë dhe mikpritës e këtë e tregon dhe fakt se në Pukë ka dhjetra vite që nuk është shkrehur armë. Ky është kandidati që pretendon të marr drejtimin e bashkisë që bashkë me humbjen me 14 Maj do të marr dhe përgjegjësinë e veprimeve të tilla që  prishin imazhin e Pukës në prag të këtij sezoni turistik.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, Dodaj është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar Gjonajn kryebanditit dhe narkotrafikant që drejton bashkinë Pukë.

Rrok Dodaj: Sa më shumë i afrohemi 14 majit, banda që ka drejtuar pushtetin vendor prej 8 vitesh, me në krye narkotrafikantin Gjon Gjonaj, përmes grupeve të armatosura, të cilat i strehon në Hotel Turizëm Puka, synon të ushtrojë presion dhe shantazh mbi banorët pukjan. Të frymëzuar nga etërit e tyre politikë, që pushteti mbahet me grykën e pushkës, natën e mbrëmshme, killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, duke i bërë karshillëk policisë së shtetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës.

Prej kohësh, u kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos bien “pre” e ngordhësirës që është në grahmat e fundit, pasi kjo qënie ligë, po përdor çdo mjet për t’u grabitur qytetarëve të drejtën e lirisë së votës.

Situata është tragjikomike, kur klithmave të tij për agresion, u përgjigjet në harmoni të plotë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, i cili ngjarjen e referon në unison me deklaratën e shtabit elektoral të PS.

Dua t’i bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji./Limit.al