Përbërësit: 500gr peta të gatshme, 5 mollë me madhësi mesatare, lëngu i një gjysmë limoni, 140gr sheqer, 1 lugë e mesme kanellë, 1 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle ekstrak vanilje, 80gr rrush i thatë, 1 vezë e rrahur me pak qumësht, sheqer pluhur për dekor.

Përgatitja: Ndizni furrën në 220⁰C. Lyejeni një enë për pjekje me gjalpë. Për fillin, qëroni mollët dhe pritini në copa shumë të holla. Në një enë të madhe, shtoni lëngun e limonit që të parandaloni çngjyrosjen.

Përzini sheqerin, kanellën dhe miellin në një enë të vogël. Shtoni masën e miellit me mollët dhe vaniljen. Përzini gjithçka mirë. Shtoni rrushin e thatë. Hapini petët dhe vendosni fillin në qendër. Nëse ka shumë fill, mos e përdorni të gjithin. Paloseni pjesën e sipërme të petës mbi fillin dhe lyejeni me vezët dhe qumështin.

Kthejeni në anën tjetër kështu që ana e bukur të jetë lart. Futeni strudlën në enën e gjalposur dhe lyejeni me vezët e mbetura. Shpojeni disa herë që të dalë avulli. Futeni në furrë për 20 minuta. Zvogëloni temperaturën në 190C dhe pjekeni edhe për 20 minuta tjera sa të marrë një ngjyrë të bukur kafe-ari.

Lëreni të ftohet për të paktën 20 minuta para prerjes. Dekoroni me sheqer pluhur.

T’ju bëjë mirë! /Sot.com.al /Limit.al