Ballina Kryesore Serbia nuk gjen qetësi, tjetër sulm në një shkollë në Beograd! Goditen...

Serbia nuk gjen qetësi, tjetër sulm në një shkollë në Beograd! Goditen me thikë një nxënëse dhe mësuesja

SERBI– Serbia nuk gjen qetësi pas masakrës në shkollën fillore ku një 14-vjeçar qëlloi për vdekje me armë zjarri tetë shokët e klasës dhe rojën e sigurisë si dhe plagosi disa të tjerë.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin. Raportohet se një vajzë e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.

Sipas mediave serbe dy të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autorja e sulmit për të kryer aktin ka përdorur një thikë kuzhine.

Menjëherë pas ngjarjes shkolla është evakuuar për arsye sigurie. Mes panikut të madh të krijuar nga ngjarja që tronditi mbarë botën ditën e djeshme kjo e sotmja ”plagosi” edhe më shumë zemrat e qytetarëve serb që ende ndihen të pasigurtë të dërgojnë fëmijët në shkollë./Limit.al