Jason Reitman do ta bëjë një film bazuar në fillimin e shfaqjes së famshme, Saturday Night Live.
Filmbërësi në fjalë do të bashkohet me bashkëskenaristin e Ghostbusers:Afterlife, Gil Kenan, për ta shkruar projektin që tregon prapaskenat e premierës së episodit të parë të kësaj shfaqjeje që kishte dalë më 11 tetor, 1975.
Sipas raportimeve nga Deadline, filmi do të bazohet në ngjarjet e vërteta në natën hapëse të SNL-it, nga intervist të thukta që janë bërë nga Reitmani dhe Kenani, me të gjithë aktorët, shkrimtarët dhe ekpin që kishin qenë atëkohë, natyrisht nga ata të cilët ende janë gjallë pasi që yjet si John Belushi dhe Gilda Radner ka kohë që kanë vdekur./ KultPlus.com