Getinjo flet për ndarjen dhe shëndetin mendor: ‘Kam disa halle në kokën time’

Getinjo foli për herë të parë për ndarjen nga Vivien, me të cilën u lidh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, ku preku edhe çështjen e shëndetit mendor.

“Siç e keni parë këto ditë kam bërë disa lëvizje nëpër Instagram, kam fshirë foto, postimet dhe kam ndërruar foton e profilit dhe pashë që u bë e madhe kjo,” thotë ai në një video.

“Njerëz, Geti ka hallet e veta. Këto lëvizje nuk kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit me jetën time private, [sepse] nuk e përziej lidhjen me show-n, nuk kam bërë kurrë diçka publike në rrjete sociale,” shtoi më tej. “U lidha, u kënaqa, u dashurova, por i kam disa halle në kokën time që i di veç unë.”

“Unë jam në rregull, vetëm pata pak paranojë, pak panik se nuk kam patur kështu muhabeti në rrjetet sociale, e kam urryer që pjesën e dashurisë ta bëj publike, por nuk kemi çfarë të bëjmë,” shtoi në vijim.

Nuk është hera e parë që Getinjo flet për shëndetin mendor. Në fillim të prillit, ai njoftoi se do të kalojë pak kohë larg rrjeteve sociale sepse “po kalon një fazë depresioni”.

“Përshëndetje, njerëz të dashur! Uroj të jeni mirë të gjithë! Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale. Kam pak një fazë drepresioni dhe më duhet të jem larg këtyre aplikacioneve!”/Anabel