Një ditë pas arrestimit, për vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksanit dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës, autori i kësaj ngjarjeje, Lek Vuksani ka dhënë deklaratën e tij, përpara efektivëve të Policisë Shkodër dhe prokurorëve të kësaj çështjeje.
Autori Lek Vuksani ka pohuar përpara Oficerëve të Policisë së Shkodrës, se ai ka pasur me viktimën disa herë debate, për shtëpinë me qira që kishte marrë.
Ndërkohë është zbardhur edhe deklarata, që autori i krimit ka dhënë në Polici, në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës.
Deklarata e Lek Vuksanit:
Kemi patur disa herë debate për shtëpinë me qira, që i kisha marrë. Petriti më nxori nga banesa në 2 maj, jam rikthyer dhe kemi debatuar. Arma nuk është e imja, por e Petritit.
Sakaq, nga Policia e Shkodrës bëhet me dije se nga provat që ata disponojnë, arma automatik që u përdor për ekzekutimin e 51-vjeçarit, i përket autorit, Lek Vuksani./Limit.al