Përbërësit: 2 peshq koc ose levrek, 1 qepë të kuqe, 4 thelpinj hudhër, 2 patate, 2 kunguj, 2 karrota, 2 speca me ngjyrë, kripë, piper të zi, pak vaj ulliri, 6 domate pomodorini, 100 ml verë të bardhë, 2 degë majdanoz, limon dhe pak trumzë
Përgatitja: Pastrojmë peshkun i bëjmë 2 prerje në sipërfaqe dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Vendosim në barkun e peshkut 1 degë majdanoz dhe ½ fetë limoni. Presim perimet në feta qepën në fije, i bashkojmë në një tas dhe i marinojmë me kripë, piper dhe trumzë. I shtojmë në një tavë ku vendosim dhe peshqit vemë 2 gjethe dafine. I spërkasim me verë të bardhë dhe i vendosim në furrë për 20-25 minuta.
Tava është gati për servirje. T’ju bëjë mirë! /Limit.al