- Kur nisesh në rrugë – këshillohu me pleq, kur kthehesh në shtëpi – të rejat merri vesh nga fëmijët.
- Nuk mjafton të jesh i mirë, duhet të jesh edhe me takt.
- Bukuria e vërtetë e një gruaje është të qënit modeste.
- Duaje fqinjin tënd, por gardhin mos e rrëzo.
- Kur dashuria është e madhe atëherë edhe grindja është e madhe.
- Në dashuri ndonjëherë fjalët nuk vlejnë, flasin sytë dhe shpirti.
- Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.
- Edhe në qoftë se dera është hapur, mos hyr brenda pa leje.
- Fati dhe talenti rrallëherë janë miq të mirë
- Kush qesh me të madhe qan me të madhe./ Përzgjedhur nga Limit.al