Granit Xhaka shkëlqen në derbin e Londrës, Arsenal mposht Chelsean 3-1 dhe shpreson ende te titulli

Arsenali fitoi derbin e Londrës përballë Chelseat, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titullin kampion në Premier League. Topçinjtë triumfuan me rezultatin 3-1, në ‘Emirates Stadium’, me të tre golat e shënuar që në 45 minutat e para të lojës.

Një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë përballje dhuroi edhe Granit Xhaka. Odegaard hapi serinë e golave në minutën e 18-të, pas një asisti të dhënë nga Xhaka.

Në minutën e 31-të, sërish mesfushori me origjinë shqiptare i dhuroi një top norvegjezit, për të shënuar dopietë në derbin londinez. Kapitullimin e skuadrës së Frank Lampard e vulosi Gabriel Jesus, në minutën e 34-t.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Mikel Artetas ulën ritmin e lojës dhe nga kjo gjë përfituan blutë. Chelsea ngushtoi diferencat me Madueke në të 65-ën.

Pas tri barazimeve radhazi dhe humbjes së pësuar në përballjen direkte me Manchester Cityn, Arsenal rikthehet kështu tek fitorja dhe rimerr përkohësisht vendin e parë në renditje.

ARSENAL-CHELSEA (VIDEO)

Ndërkohë, Granit Xhaka nuk është dorëzuar dhe shpreson ende te fitimi i Premier League.

Granit Xhaka: Mendoj se i merituam tre pikët ndaj Chelseat. Nuk e harroj ndeshjen e fundit që kishim sezonin e shkuar ku të jem i sinqertë, na shkatërruan dhe e merituan. Ata ishin shumë më mirë, e donin më shumë por ne duhet të tregojmë që jemi këtu me meritë dhe e meritojmë të jemi. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne në ndeshjen tjetër ndaj Newcastle, sepse ata janë duke bërë shumë mirë. Besoj ende se është e mundur fitimi i titullit kampion. Unë mendoj që po./Limit.al