Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, i cili ngjan me formën e një njeriu gjigant dhe të çuditshëm. Kushdo që arrin ta shohë nga lart këtë fshat, ngelet i mahnitur nga ai.
Forma është si ajo e një njeriu me krahët dhe këmbët e shtrira. Sipas disave, forma e fshatit, që duket si një yll deti, është mjaft befasuese. Fotografi Pio Andre Berry fluturoi dronin e tij nga pika më e lartë e fshatit në një lartësi prej 120 metrash për të kapur këndin më të mirë.
Fshati është projektuar dhe planifikuar në këtë mënyrë që transporti të jetë i lehtë. Planet e zonave në të cilat formohen rrugët që shtrihen nga qendra në drejtime të ndryshme quhen planifikim polilobat (shumëlobësh) dhe ky lloj planifikimi preferohet në tokat malore. Historia e fshatit daton në shekullin e V para Krishtit. /Gazeta Tema