Për Kiara Titon “dashuria mjafton”, por me këtë deklaratë moderatorja Fjoralba Ponari nuk është aspak dakord.
Fjoralba mendon që “dashuria nuk mjafton”, kur nuk ka respekt, kur ka dhunë, kur nuk ka besim.
“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin.
Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cenohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës!” shkruan Fjoralba në InstaStory.
Një deklaratë e tillë u bë dje nga Kiara Tito në “Fun Club”, e cila tha se përtej sjelljeve të gabuara që ka bërë Luizi përkundrejt saj, “dashuria i mjafton”./Shqip