Ballina Aktualitet Zhdukja e Sulovarit dhe “Koçoles” në Sarandë, familjarët protestojnë në Tiranë, bisedime...

Zhdukja e Sulovarit dhe “Koçoles” në Sarandë, familjarët protestojnë në Tiranë, bisedime me Policinë: Intesifikoni kërkimet

Kur kanë kaluar më shumë se 22 ditë nga zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Theodhori, i njohur si ‘Koçole’ dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, familjarët e tyre ende nuk kanë asnjë informacion në lidhje me fatin e tyre.
Këtë të martë, familjarë të dy të zhdukurve kanë ardhur në Tiranë, për të protestuar përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Familjarët kanë bërë kërkime në zonën ku dyshohej se mund të ishin fshehur trupat e dy 46 vjeçarëve, por nuk ka pasur asnjë rezultat.
Të afërmit e Theodhorit dhe Sulovarit kërkojnë nga Policia e Shtetit të intesifikojnë kërkimet për gjetjen e tyre.
Policia dyshon se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territoret që përfshin bashkia e Konispolit.
Sulovari dhe Theodori rezultojnë të jenë persona me precedentë të theksuar të mëparshëm kriminal./Limit.al