Reperi Noizy ka shumë vite në tregun shqiptar dhe nuk kanë qenë të pakta incidentet dhe sherret në të cilat është përfshirë. Por kur vjen puna për moral ai është i pari që bën për të tjerët, duke kritikuar, si në rastin e videos së Megi Pojanit me varrin e stërgjyshes.
Së fundmi një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon edhe njëherë këngëtarin që kërcënon në mes të club-it fansin, i cili kishte shkuar të ndiqte përformancën e tij.
Si duket shkak është bërë një emër që i riu kishte shkruajtur në telefonin e tij, emër i cili nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt dhe duke marrë parasysh reagimin e reperit e sigurt që do ketë qenë emri i ndonjë prej rivalëve të tij.
“A ke qejf me përfundu në spital?, dëgjohet teksa i thotë Noizyt të riut që i kishte hedhur telefonin në skenë.
“Është dhe njëri këtu me telefon nëse ka qejf të përfundojë në spital. Çoje edhe njëherë telefonin nëse ke b*th. Hajde kush ka b*le. Kush është ai që e nxori telefonin me një emër. A ke qejf të përfundosh në spital? Hajde këtu hajde, a ke qejf të përfundosh në spital?”, shton Noizy./Limit.al