Nepërka është një gjarpër helmues, me kokën të shtypur në trajtë trekëndëshi, me trupin të mbuluar nga luspa me ngjyra të ndryshme, me dy dhëmbë në gojë dhe me bisht të shkurtër.

Gjatësia e nepërkës është kryesisht 60-70 centimetra, mund të arrijë deri në 100 cm, por ekzemplarë të tillë janë të rrallë.

Nepërkat femërore janë më të mëdha se ato mashkullore. Nepërkat mashkullore janë kryesisht ngjyrë gri të lehtë deri në ngjyrë hiri me një larë zigzag të errët të përcaktuar qartë përgjatë trupit, ndërsa ngjyra e femrave është kryesisht e kafenjtë, e kafenjtë në portokalli me një larë të kafenjtë të errët dhe jo aq të kontrast përgjatë trupit.

Ka gjithashtu ndryshime në ngjyra dhe lara në nënspecie të ndryshme, si dhe në popullatat e të njëjtit nëngrup. Te nepërkat mashkullore, larat përgjatë anëve dorsale dhe laterale (anësore) të kokës janë qartë të pranishme, ndërsa te femrat ato janë ose të shprehura mjaft dobët ose mungojnë.

Natyrisht që gjithmonë mund të ketë devijime dhe ndonjëherë nepërkat mashkullore mund kenë ngjyrën njësoj si femrat, por ato kanë gjithmonë një larë shumë të theksuar dhe kontrast në kurrizin e tyre si dhe në kokë, rastet kur femrat duken si meshkuj janë shumë më të rralla.

Ekzemplarët e të vegjëlve të nepërkave kanë ngjyra dhe lara të ngjashme si të rriturit.

Në Kosovë deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Letargjia dhe çiftëzimi

Nepërka zakonisht del nga letargjia (gjumi i dimrit) në mars. Meshkujt janë të parët që dalin dhe një ose dy javë pasi kanë dalë nga letargjia, largohen edhe femrat.

Para çiftëzimit me femrën, bëhet një luftë rituale midis meshkujve. Riprodhimi është ovovivipar, femrat lindin 4 deri në 20 këlyshë të formuar në gusht ose shtator (në varësi të stinës).

Në varësi të vitit dhe temperaturës, nepërkat hyjnë në letargji në fillim të vjeshtës, megjithëse janë regjistruar raste të shikimit të nepërkave gjatë ditëve të ngrohta të dimrit.

Ushqimi

Kur takohet me dikë dhe ndihet në rrezik, nuk është e pazakontë që nepërka të fërshëllejë. Ajo nuk është agresive dhe kurrë nuk sulmon e para, vetëm në rast se njeriu i shkel. Përveç kësaj, janë shumë të dobishme në luftimin e brejtësve dhe dëmtuesve.

Ushqehen kryesisht me gjitarë të vegjël, zogj dhe zvarranikë të tjerë. Nepërkat e vogla kryesisht ushqehen me insekte dhe hardhuca. Helmi që ato e prodhojnë iu ndihmon që ta neutralizojnë gjahun e tyre. /Telegrafi – Limit.al