Ballina Kryesore India ndërton urën hekurudhore më të lartë në botë

India ndërton urën hekurudhore më të lartë në botë

India ka ndërtuar urën hekurudhore më të lartë në botë. Ajo është më e lartë se Kulla Eifel dhe ndodhet në Kashmir.

Ura Chenab ndodhet 359 metra mbi lumin Chenab në Kashmir, duke e bërë Indinë “shtëpinë” e urës më të lartë hekurudhore në botë.

Për ndërtimin e saj janë dashur vite të tëra pune, ku më në fund ura në veri të Indisë do të jetë e hapur për vizitorët në fund të dhjetorit 2023 ose fillim janar 2024, tha Ministria e Hekurudhave të Indisë.

Ura 1,315 metra e gjatë është pjesë e një projekti për ta bërë Luginën e Kashmirit të aksesueshme nga rrjeti hekurudhor indian.

Për kryeministrin e Indisë Narendra Modi investimet në infrastrukturë mund të shihen si një mjet i fuqishëm për integrimin social dhe politik duke lidhur rajone të ndryshme me qytetet kyçe, raporton “CNN”.

Lidhja e Kashmirit me pjesën tjetër të Indisë me tren do të nxisë në mënyrë specifike sektorët industrialë dhe bujqësorë të rajonit duke lejuar lidhjen hekurudhore midis luginës dhe pjesës tjetër të Indisë. /CNN – Limit.al