Aktori i famshëm hollivudian, Danny Glover, ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar “The Prosecutor”, që do të transmetohet në Netflix.
Glover dhe skuadra e tij xhiruan disa nga skenat e serialit në kryeqytetin shqiptar, producent i të cilit është Ylli Ujka.
Glover ka vizituar një ditë më parë muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.
Danny pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze.
“Kam mundësinë të flas për vizitën e veçantë që pata këtu në Shqipëri, dhe gjithashtu sa i vlerësoj njerëzit me të cilët punoj këtu. Të jesh i njohur është një gjë, por të jesh i respektuar dhe i dashur është diçka tjetër, dhe unë jam një mik i popullit shqiptar. Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri. Faleminderit shumë”, tha Glover.
Danny Glover është një nga aktorët më të njohur amerikanë, i cili ka luajtur në shumë role në kinemanë e Hollivudit, ku më i njohuri mbetet “Lethal Weapon”, krah Mel Gibson./ Limit.al