Ballina Kryesore Hernia diskale- Simptomat, diagnostikimi dhe trajtimi i saj

Hernia diskale- Simptomat, diagnostikimi dhe trajtimi i saj

Hernia e diskut ose siç thuhet ndryshe Hernia diskale, zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual, degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtim madje edhe rupturë.

Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome.

Shkak i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë edhe nga traumat e shpinës.

-Simptomat

Pjesa më e madhe e rasteve të hernies diskale konstatohen në pjesën lumbare (fundshpinë) edhe pse ka edhe raste që shfaqjet në zonën çervikale (qafë).

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme që sinjalizojnë prezencën e patologjisë janë:

  1. Dhimbje në gjymtyrët e sipërme apo të poshtme: Nëse hernia diskale shfaqet në zonën e poshtme të shpinës, dhimbja prek në mënyrë më të theksuar pjesën e gjymtyrëve të poshtme. Ndërsa në rastet kur shfaqet në qafë, dhimbja prek pjesën e gjymtyrëve të sipërme së bashku me shpatullën.
  2. Mpirje: Personat e prekur nga hernia diskale shfaqin mpirje të zonave të ndryshme në varësi të nervave të prekur.
  3. Dobësi: Nervat e prekur nga kjo patologji dobësojnë edhe muskujt përkatës. Kjo mund bën që pacienti të pengohet ose pamundësi për të mbajtur pesha. Ka edhe raste kur hernia diskale nuk shoqërohet me simptoma të dukshme dhe patologjia arrin të diagnostikohet vetëm nëpërmjet ekzaminimeve imazherike.

-Faktorët e rrezikut

Konsiderohen si faktorë rreziku për shfaqjen e Hernies diskale:

  • Obeziteti – Obeziteti shkakton shtypje në disqet e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore.
  • Historiku profesional (profesioni) – Individët me punë fizike të rënda kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga kjo patologji.
  • Trashëgimia – Pacientët me histori familjare, pra që kanë pjesëtarë të familjes të prekur nga kjo patologji, kanë predispozita më të larta për t’u prekur nga Hernia Diskale.

-Diagnoza 

Pasi drejtoheni për konsultë të specializuar, mjeku fillimisht do t’ju kërkojë informacion mbi historikun mjekësor, sëmundje të tjera nga të cilat vuani, medikamentet që merrni si dhe do të proçedojë më pas me ekzaminimin fizik për të testuar:

  • Reflekset
  • Forcën muskulore
  • Aftësinë e të ecurit
  • Ndjesinë

Më tej në vijim për të përcaktuar sa më qartë diagnozën si dhe për të përcaktuar se cilat nerva janë prekur nga kjo patologji, mjeku mund të rekomandojë ekzaminimet imazherike:

  • Rezonanca magnetike – për shkak të saktësisë që ofron është testimi i parë që rekomandohet nga mjeku specialist
  • Grafi
  • Skaner
  • Elektromiograma

-Trajtimi

Pjesa më e madhe e paciantëve kanë përmirësim pas regjimit të rekomanduar nga mjeku. Në rastet kur edhe pas trajtimit medikamentoz, simptomat janë persistente apo përkeqësohen, mjeku specialist mund të rekomandojë:

  • Trajtimin kirurgjikal
  • Mikrodiskektomi (diskektomi endoskopike) /Hygeia.al /Limit.al