Nga Clara Gutman–Argemí
Kur punonte në Bruksel, Meritxell Serret përdorte një telefon dhe një numër belg. Midis qershorit 2018 dhe tetorit 2020, kur punonte si përfaqësuese e qeverisë katalanase në Bashkimin Evropian, telefoni i Serret u infektua nga “Pegasus, një softuer që përgjonte mesazhet dhe thirrjet e saj telefonike, ndizte kamerën dhe regjistruesin pa dijeninë apo pëlqimin e saj.
Një raport nga ‘Citizen Lab” i Universitetit të Torontos, Kanada, zbuloi se ajo ishte spiunuar nga qeveria spanjolle. Abuzimi me përgjimet nuk është ndonjë lajm i ri. Softuerët përgjues tregtarë, përfshirë “Pegasus” të prodhuar nga Izraeli, përdoren gjerësisht ndaj kundërshtarëvepolitikë dhe gazetarët në vende nga Emiratet e Bashkuara Arabe deri në Azerbajxhan.
Edhe tensionet mes rajonit të Katalonjës dhe qeverisë qëndrore në Madrid nuk janë të reja. Por në vazhdën e raportit të ”Citizen Lab”, të dyja çështjet u paraqitën në tryezën e SophieVeld, anëtarja holandeze e Parlamentit Evropian që nisi përpjekjet në emër të BE-së për të hetuar abuzimin me këto programe përgjimi në Hungari, Poloni, Greqi, Qipron dhe Spanjë.
Zbulimi se “Pegasus” ishte përdorur në raste personazhesh shumë të njohur – telefoni i kolumnistit arab të Washington Post, Jamal Khashoggi, u zbulua se ishte në shënjestër të “Pegasus” përpara vrasjes së tij nga agjentët sauditë në Stamboll – i detyroi Shtetet e Bashkuara ta futnin këtë program në listën e tyre të zezë.
Ndërkohë edhe vendet e tjera bënë thirrje për ndalimin e përdorimit të tij. Por fakti është se përdorimi nga qeveritë i spyware, dhe jo vetëm i “Pegasus”, është në rritje në gjithë Evropën. Madje kontinenti po shndërrohet në një qendër për prodhimin dhe eksportimin e kësaj teknologjie, përfshirë kompaninë me bazë në BE, Intellexa.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Pegasus në listën e zezë, dhe kryejnë kontrolle të vazhdueshme t për teknologjinë e spiunazhit të prodhuar nga SHBA, BE-së i mungon kapaciteti për të hartuar lista të zeza të ngjashme në mbarë unionin, për të mos folur pastaj për paaftësinë e ndalimit të hyrjes së çdo lloj programi përgjues komercial.
Pengimi që i bëri së fundmi Madridit hetimit të Parlamentit Evropian mbi abuzimet e qeverisë spanjolle me “Pegasus” në zyrat e BE-së, tregon aftësinë e kufizuar të Brukselit për të vendosura rregulla të qarta në përdorimin e kësaj teknologjinë. Cenueshmëria e BE-së ndaj spiunimit të paligjshëm dhe abuziv, përfshirë edhe qeveritë, po rritet ndjeshëm.
Kjo prirje, bën që kontinenti të ngjajë me atë që një zëdhënës i Parlamentit Evropian e quajti një “Perëndim të Egër”. Brukseli, një mbrojtës i rreptë i të dhënave në internet, mundet vetëmtë rrisë ndërgjegjësimin e publikut për abuzimin e qeverisë me programet e përgjimit. Në nëntorin e vitit 2022, Veld dhe ekipi i saj publikuan një raport mbi gjetjet e tyre.,
Në janar të këtij viti, ato publikuan disa rekomandime jodetyruese për vendet që ishin nën shqyrtim . Vështirësitë e Brukselit nisin që nga konfirmimi se qeveritë po përdorin spyware. Serret zbuloi se ajo ishte spiunuar vetëm kur këtë ia tha “Citizen Lab”, një grupi kërkimor në Universitetin e Torontos i fokusuar tek abuzimet e të drejtave të njeriut përmesteknologjisë.
Me sa duket ajo ishte një nga 65 politikanët katalanas, të përfshirë në referendumin e vitit 2017 për pavarësinë nga Spanja, së bashku me gazetarët dhe aktivistët, telefonat e të cilëve ishin infektuar me softuerët “Pegasus” dhe “Candiru” nga qeveria spanjolle. Gjykata e Lartë spanjolle e shpalli jo kushtetuese referendumin e 2017-ës. NSO Group, kompania izraelite që prodhon softuerin “Pegasus”, konfirmoi se ia shiti teknologjinë qeverisë spanjolle.
Dhe raporti “Citizen Lab” u përmend në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të drejtat e njeriut për Spanjën për vitin 2022. Por ata që u përgjuan, nuk morën asnjë konfirmim nga autoritetet spanjolle se ishin spiunuar, pavarësisht se kishin paraqitur kërkesa të përsëritura për informacion.
Lajmi se kishte rënë pre e përgjimit nga Madridi ishte “tronditës” për Serret. “Unë mendoja gjithmonë se duke qenë në Bruksel, nuk do të më spiunonin”– tha ajo. Më 20 mars, në të njëjtën ditë kur Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij për të drejtat e njeriut për Spanjën, Veld dhe ekipi i saj u nisën për në Madrid.
Misioni i tyre për gjetjen e fakteve, u pengua nga fakti që anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes të Kongresit Spanjoll refuzuan të takoheshin me ta. Ekipi kuptoi akoma më shumë se si Spanja autorizoi përgjimet, dhe informacioni vetëm sa ngriti shqetësime të mëtejshme.
Ekipi i Veld mësoi se deri në 18 nga përgjimet në Spanjë ishin urdhëruar nga një gjykatës, gjë që e bën teknikisht të ligjshëm përdorimin nga qeveria të “Pegasus”. “Por pyetja tjetër është:A janë ndjekur hapat proceduralë të nevojshëm, dhe ai ishte proporcional dhe vërtet inevojshëm?”– pyeti Veld.
Programi u përdor edhe për përgjimin e gazetarëve dhe anëtarët e familjeve të politikanëve. Por situata nuk është më e mirë në vende të tjera. Në të gjithë kontinentin, Veld thotë se “nuk marrim asnjë informacion kuptimplotë nga qeveritë”. Në dallim nga Kongresi i SHBA-së, Parlamenti Evropian nuk ka fuqinë të thërrasë për të dëshmuar përfaqësues të shteteveanëtare, apo t’u kërkojë atyre të dorëzojnë informacione për hetimet e tij.
Veld thotë se përdorimi i programeve të përgjimit nga vendet evropiane është “një rrethim ndaj institucioneve demokratike të BE-së, por në një mënyrë dixhitale” dhe paraqet një kërcënim për demokracinë, po aq sa për privatësinë dhe të drejtat individuale”.
Në janar të këtij viti, komiteti i saj i bëri thirrje Hungarisë, Polonisë dhe Greqisë që të “rivendosnin masat mbrojtëse ligjore” të shkelura nga përdorimi i tyre i spyware, por arriti në përfundimin se “korniza rregullative në Spanjë, duket se është në përputhje me kërkesat e vendosura nga traktatet dhe nga vendimet e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Edhe Hungaria dhe Polonia, kanë përdorur “Pegasus” apo softuerë të ngjashëm. Në Hungari, ligjet përcaktojnë që qytetarët nuk mund të informohen nëse janë duke u përgjuar. Sipas raportit të nëntorit 2022 të Parlamentit Evropian, në Poloni “abuzimi me spyware, është një mjet i përdorur për përfitime politike dhe financiare”.
Shtëpia e Bardhë organizoi muajin e kaluar një tjetër Samit për Demokracinë. Këtë herë, lajmi kryesor ishte mungesa e ftesës për Hungarinë dhe Turqinë. Të pranishmit në samit premtuan të kundërshtojnë keqpërdorimin e softuerit spiun nga qeveritë. Por Polonia, Greqia dhe Spanja refuzuan të nënshkruanin memorandumin në fjalë./Foreign Policy – Limit.al