“Super Mario” pa rivalë për këtë vit, 500 milionë dollarë për 4 javë

Rikthimi i “Star Wars: Episode 6, return of the Jedi” arriti të zërë vendin e pestë në fundjavën e premierës, me arkëtime vetë, 4.8 milionë dollarë.

“John Wick: chapter four” ruajti vendin e 4 me 5 milionë dollarë arkëtime, në totalin e 176 milionëve deri tani.

“Are you there, God? It’s me, margaret” u shfaq premierë, këtë fundjavë, duke siguruar 6.8 mln dollarë nga shitja e biletave.

“Evil dead rise” arriti të sigurojë 12.2 mln dollarë, duke qëndruar për të dytën javë rresht në vend të dytë. 

Për të katërtën javë “The Super Mario Brothers movie” po tregohet i pamposhtur. Filmi i animuar arriti të sigurojë edhe 40 milionë dollarë të tjerë, në totalin e gjysmë miliardit deri tani, duke tejkaluar çdo film tjetër për nga arkëtimet për këtë vit. /A2CNN