Nga një koncept i kabinës që zhduk plotësisht sediljen e mesme në një dizajn të mrekullueshëm që e çon klasën e biznesit të avionëve me një rresht në një nivel të ri, Crystal Cabin për këtë vit ofron një vështrim emocionues në të ardhmen e mundshme të aviacionit.

Çdo vit Crystal Cabin Awards shfaq ide inovative që ri konceptojnë përvojën e kabinës së aeroplanit.

Ka tetë kategori që nxjerrin në pah gjithçka, nga risitë eko-miqësore të tilla si një ide e aplikacionit për mbetjet ushqimore të bazuara në AI (Inteligjencë Artificiale) nga linja ajrore gjermane Lufthansa deri te konceptet e gjeneratës së ardhshme.

Ndër novacionet e përzgjedhura të kabinës është koncepti “Skynest” i Air New Zealand, i cili parashikon kuti gjumi të rezervuar të përbërë nga gjashtë krevate marinari të shtrirë, të dizajnuara për t’u dhënë pasagjerëve ekonomikë në distanca të gjata mundësinë për tu çlodhur.

Adient dhe Boeing Encore Interiors vendosën të imagjinojnë një klasë të ngritur biznesi në distanca të shkurtra ku do të përfshijë një shtrat të sheshtë, shumë hapësirë, ​​​​ruajtjeje për bagazhet, minibar, bibliotekë dhe hapësirë ​​për një pasagjer tjetër që të bashkohet me ju për një takim. /rtsh.al