Përbërësit: 1 pako me petë lazanje, 1 qepë, 1 karrotë, mocarela ose djathë për pica, 1 degë selino, mish të grirë, djathë të grirë të tipit parmixhan, salcë domatesh rreth 1 e 1/2-2 shishe, 2 lugë vaj, kripë, piper, borzilok, salcë beshamele.

Përgatitja e Lazanjës italiane me mish të grirë: Në një tenxhere me vaj, kavardisim lehtë qepën, karrotën dhe degën e selinosë të prera imët. Shtojmë mishin e grirë dhe e lemë mbi zjarr me nivel të ulët derisa të pijnë lëngjet e veta. I rregullojmë me kripë e piper dhe i shtojmë salcën dhe një pjesë ujë, për ta bërë të hollë dhe në fund i hedhim borzilokun. Ndërkohë përgatisim 1/2 salcë beshamele

Në një tavë, hedhim pak salcë mbi siperfaqe dhe vëmë shtresën e parë me petat e lazanjës. Mbi të hedhim djathë të grirë, copa mocarelash dhe salcë ose dhe beshamelë ( sipas shijeve). Veprojmë kështu për 4 shtresa që lazanja mos të jetë e rëndë dhe e trashë shumë ( duke pasur parasysh qe petët fryhen se janë me vezë). Sipër, mbi shtresën e fundit, mbi beshamelë e salcë, hedhim djathin e grirë, që gjatë pjekjes te krijojë kore të shijshme. E pjekim ne 200° derisa të marrë ngjyrë. E lemë të pushojë të paktën 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Përdorim një salcë më të hollë, për të evituar zierjen e mëparshme të petave të lazanjës. Sipas dëshirës, mund të shtojmë dhe copa proshute, duke patur parasysh që sa më shumë përbërës i vemë, aq më e rëndë e me  kalori bëhet.

Ju bëftë mirë! /WordPress.com /Limit.al