FOTOLAJM/ Nesër ‘kokë më kokë’ me Vuçiç, Kurti niset drejt Brukselit

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është nisur këtë të hënë drejt Brukselit ku do të takohet ditën e nesërme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë vizitë Kurti shoqërohet nga zëvendësi i tij njëherazi ministri i Brendshëm Besnik Bislimi.  Po ashtu së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.

Siç mund të shihet dhe në pamje kryeministri Kurti mban maskën e vënë. Ndërkohë Bashkimi Europian ka konfirmuar agjendën e takimit të së martës mes Kurtit dhe Vuçiç.

Të zhdukurit gjatë luftës dhe Asociacioni janë të parët në agjendë, ndërsa është lënë e hapur mundësia që të diskutohet edhe për çështjet aktuale politike. Ditën e nesërme do të prezantohet dhe drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave.

Gjatë ditës së sotme Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës. Dhe për këtë qëndrim ai u tregua i prerë duke mos lënë asnjë shteg hapur për diskutim./Limit.al