E kujt ja priste mendja që edhe fansat e Luizit do të “dashuroheshin” me aktoren Olta Gixhari?! Pas “urrejtjes” në rrjet kur ajo ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip, tani që ka dalë situata ka ndryshuar dhe fansat e aktores po rriten çdo ditë dhe më shumë, madje madje dhe fansat e betuar të Luizit kanë filluar të simpatizojnë atë.
E këtë e ka zbuluar vetë Olta përmes një InstaStory në llogarinë e saj. Ajo ka postuar një story të një prej faqeve të menaxhuara nga fansat e Luizit të cilët thonë se i ka marrë malli për të.
“Që të vinte dita që të donin edhe fansat e Luizit ty se kishim menduar. Dueht të ishe në finale, na ka marrë malli për ty o Mbretëreshë”, shkruajn ata.
E sigurisht këtë ditë as Olta nuk e kishte menduar, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura, aktorja sërish nuk ka lënë pa “thumbuar”.
“Epo që do vinte kjo ditë edhe unë nuk e kisha menduar. Faleminderit shumë, edhe ju jeni shumë të mirë që më shkruani pa fund. Shyqyr që ma kuptuar lojën, Po fitoren ja lashë unë ama”, shkruan ajo./Newsbomb