U bë nënë pak ditë më parë, Fifi publikon videon emocionuese

Disa ditë më parë këngëtarja Fifi u bë nënë duke sjellë në jetë djalin e saj, me partnerin Adis Patushi. Vogëlushi i cili lindi i shëndetshëm në SHBA u quajt Theo Mal.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Tik Tok, ku shprehet se ka qenë një eksperiencë e vështirë, por që ka qenë edhe moemnti më i lumtur në borë kur në krahë ka marrë beben e saj.

“Një video e shkurtër e ditës që erdhi në jetë im bir. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodh me trupin tim e as me bebin kur filluan kontraksionet deri ia dëgjova rrahjet në monitor…kisha frikë.

Dhe nuk dua të tregoj përjetimin se sa e vështirë ishte. Thjesht dua të falënderoj Zotin që ndihmojë ta sillja në jetë melaqen. Momenti që e kisha në krahë. Momenti më i bukur në jetë. Bekim.

Faleminderit dhe ty (Adisit). Faleminderit shpirt që më bëre të përjetoj ndjenjën më të shtrenjtë në botë. Tani e kuptoj sa të bekuara qenkan nëna” shkruan në videon Fifi./Limit.al

@fifi.fr ???????????? #baby #theo #son #mother ♬ You Are The Reason – Calum Scott