“Mali i ylberit”, ngjyrat e të cilit shkaktohet nga depozitat e mineraleve, ndodhet në juglindje të qytetit Cusco, një qytet i bukur i mbushur me ndërtesa koloniale spanjolle, në Andet Peruane.

Maja e kësaj mrekullie të natyrës ndodhet në lartësinë 5.200 metra mbi nivelin e detit. Ky mal u zbulua vetëm në vitin 2015 kur bora që e mbuloi u shkri, duke zbuluar bukurinë natyrore të shkëmbit poshtë.

I formuar nga moti, kushtet mjedisore dhe depozitat sedimentare me kalimin e kohës, mineralogjia unike e malit ka krijuar një efekt mermeri, me nuanca të shtresuara prej ari, livando, të kuqe dhe bruz që ngrihen në qiell.

Maja e Winikunka mund të arrihet përmes shtegut sfidues Ausangate, pas një udhëtimi gjashtë ditor. Pjesë të shtegut ndodhen në një lartësi mbi 4800 metra mbi nivelin e detit, dhe lartësia mund të jetë një sfidë e vërtetë; duhet të hidratoheni sa më shpesh dhe të bëni pushime të rregullta.

Sipas shërbimeve lokale, rreth 1500 njerëz vizitojnë Winikunka çdo ditë.

Megjithatë, vetëm ngjitja ia vlen për pamjet unike të botës tjetër dhe qetësinë relative të rrugës, ndryshe nga shtegu turistik i inkëve në Machu Picchu. Kushtet e shtigjeve janë më të mira dhe më të thata gjatë muajve të dimrit të Perusë: prill-nëntor. /Telegrafi – Limit.al