Ballina Aktualitet Filmimet, ADN dhe kontratë noteriale, ja 5 provat “bombë” që akuza ka...

Filmimet, ADN dhe kontratë noteriale, ja 5 provat “bombë” që akuza ka çuar në Angli për gjyqin e ekstradimit

Pesë provat “bombë” që implikojnë në vrasjen e Ardian Nikulaj, 4 shtetasit britanikë, shqiptarin Edmond Haxhia dhe portugezin Ruben Saraiva, janë dërguar në Angli, me qëllim njohjen e gjyqtares së ekstradimeve në Londër me faktet e prokurorisë Shqiptare.

Ditën e premte në 5 maj, zhvillohet seanca e parë në Londër, ku gjyqtarja Neeta Minhas, do njihet nga afër me 5 faktet kryesore që tregojnë veprimet kriminale të tre shetasve anglezë, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe 28-vjeçares Harriet Bridgeman.

Të tre Britanikët u arrestuan dy ditë më parë në Londër, e së bashku me ta dhe shqiptari Edmond Haxhia nga fshati Kakarriq i Lezhës, i cili rezulton të jetë hasmi i biznesmenit Ardian Nikulaj që mbeti i vrarë në 19 Prill.

Të gjitha filmimet e administruara në dosje, përfshirë dhe momentin e vrasjes së Nikulaj, i janë dërguar në Angli gjyqtares.

Njëherësh dëshmia e të fejuarës së Edmond Haxhisë, përfshirë këtu kontratën noteriale të blerjes së motorit në 28 Mars 2023 bashkangjitur dhe një foto të motorit të gjetur në lumin Drin, janë dorëzuar në tavolinën e gjyqtares Neeta Minhas.

“Ora News” mëson se ndër provat e tjera shumë të rëndësishme që u dërguan në Angli, janë dhe profilet e ADN-së të shtetasve anglezë dhe Edmond Haxhisë.

Këto fakte sipas hetuesve janë çuar për të mos lindur asnjë dyshim, tek trupi gjykues nëse vërtet 4 të arrestuarit janë të njëjtët me ata që kërkon prokuroria Shqiptare apo jo.

Dhe prova e pestë janë ekstraktet e hyrjes në Shqiptëri të katër personave dhe më pas daljes së tyre nga Shqipëria, në mbrëmjen e datës 19 Prill dhe mëngjesin e 20 Prillit.

Mes këtyre provave, materiali i prokurorisë Shqiptare shoqërohet edhe me vendimin e Gjykatës së Lezhës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 nga 6 të proceduarit e kësaj vrasjeje.

Sigurisht në dosjen Shqiptare të dërguar në Angli, ndodhet dhe një relacion ku jepet me detaje e gjithë tabloja hetimore mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Autoritet Shqiptare, kërkojnë ekstradimin nga Anglia të 4 personave të akuzuar në Shqipëri, për “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim me motiv gjakmarjen.Kjo akuzë parashikon një dënim nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jëtë i dyshuari si personi që kreu vrasjen shtetasi nga Potugalia Ruben Saraiva dhe anglezi me 27 krekorde kriminale Harry Simson.Ky i fundit ka pasur rolin e vëzhguesit dhe është larguar nga shqipëria menjëherë pas vrasjes, duke përdorur dy taksi.

Sipas policisë shqiptarë,Edmond Haxhia është përsoni kryesor në këtë ngjarje, i cili ka koordinuar dhe financuar grupin prej 5 shtetasve të huaj me qëllin eleminim fizik të Nikulajt.

Sipas bluve ngjarja lidhet me sagën e gjakmarrjes në Lezhë, pasi Haxhia është nipi i fisit Lekstakaj më të cilën kanë konflikt me fisin Nikulaj./Ora News./Limit.al