Këngëtarja Beyonce thuhet se i detyrohet qeverisë amerikane më shumë se dy milionë euro taksa. Mediat e huaja raportojnë se Beyonce si kundërpërgjigje ka paraqitur një peticion në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe ka kërkuar një gjyq në Los Anxhelos.
Detajet e plota nga faturimi i agjencisë pretendojnë se këngëtarja i detyrohet 805,850 dollarë taksa dhe 161,170 dollarë penalitete për vitin 2018. Për 2019 vlerësimi ishte 1,442,747 dollarë.
Nga ana tjetër ekipi ligjor i fituesit të ‘Grammy’ ka kundërshtuar të paktën 868,766 dollarë nga totali, duke pretenduar se shuma është dhuruar për bamirësi gjatë gjithë vitit 2018 dhe duhet pranuar si zbritje. Në peticion thuhet gjithashtu se nëse ka një mangësi në pagesat e saj tatimore, ajo nuk duhet ta paguajë atë sepse “ka vepruar në mënyrë të arsyeshme dhe me mirëbesim”.
Avokati i Beyonce, MichaelCohen në një deklaratë për People tha: “Ne po punojmë me IRS dhe parashikojmë që çështja të zgjidhet së shpejti”./Dosja